Kush janë 38 deputetët e Bashës që bashkuan votat me Ramën

Pavarësisht nga akuzat se mund të luajnë rolin e një opozite fasadë duke bashkuar votat me qeverinë pjesa më e madhe e deputetëve demokratë të grupimit të Bashës votuan pa komplekse dhe pa e diskutuar fare urdhrin e shefit të tyre për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut.

Me përjashtim të Flutura Açkës, Tomor Alizotit dhe Alfred Rushajt që nuk pranuan të lëpinin atë që PD ka pështyrë prej pesë vitesh për kapjen nga Rama të reformës në drejtësi, të gjithë të tjerët shkuan në rresht për të plotësuar numrin 119 që do u a kishte zili edhe opozita fallco e parlamentit të shkuar. Këtyre tre “disidentëve” që vendosën të mos ishin në sallë i’u bashkuan edhe deputetët përkrahës të foltores që nuk deshën të shihen si shtojcë e qeverisë: Sali Berisha; Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi.

Çudi bëri që zgjatjen e komisionit të vettingut nuk e votoi as ministrja e Energjitikës Belinda Balluku që gjendej në sallë. Por me sa duket ajo ia i lejoi vetes këtë luks pasi Basha i kishte garantuar mazhorancës vota me shumicë. Me siguri Balluku është kujdesur të shmangte ‘konfiktin e interesit” pasi do i duhej të zgjaste me 30 muaj edhe punën e së motrës që është gjyqtare e vettingut.

Mes surprizave të radhitjes në shportën e Ramës qenë edhe votat Dash Shehit, Agron Dukës, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës. Nga përkrahësit e Berishës votën pro e dha Isuf Çelaj i Tropojës. Po ashtu edhe Agron Çela i LSI-ë që është politikan biznesmen doli nga rreshti duke votuar pro. Lapsi.al i ka rreshtuar emër për emër, sipas qarqeve, të 38-ë deputetët opozitarë që bashkuan votën me Ramën në mënyrë që zgjedhësit e tyre ti identifikojnë më lehtë.

Qarku Berat
Kasëm Mahmutaj
Qarku Dibër
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Tyli (Çupi)

Qarku Durrës
Merita Bakiu
Ferdinant Xhaferaj
Andia Ulliri

Qarku Elbasan
Gazment Bardhi
Lefter Gështenja
Dashnor Sula
Zheni Gjergji

Qarku Fier
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano (Tase)
Saimir Korreshi
Nustret Avdulla
Ilda Dhori

Qarku Kukës
Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

Qarku Lezhë
Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Elda Hoti

Qarku Shkodër
Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila

Qarku Vlorë
Ina Zhupa
Fation Veizaj
Arbi Agalliu

Qarku Tiranë
Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Grida Duma
Orjola Pampuri

Qarku Korçë
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne do përqendrohemi me të gjitha forcat tona që të nxisim prodhimin në vend

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me demokratët në Elbasan, ku ndër të tjera …

Leave a Reply