Rusia dhe kufijtë e aleancës euro-amerikane

Në muajt e fundit, raportet e vështira me Rusinë kanë rindezur një interes të madh prej ndodhisë së zgjerimit në lindje të NATO pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Ndërkaq, konvenion të niset nga një saktësim historik: qysh nga themelimi i saj më 1949 Aleanca është zgjeruar 8 herë të mira, me një dinamikë që gjithësesi është më komplekse dhe më e fuqishme nga sa duket nëse përqëndrohet vetëm mbi zhvillimet më të fundit. Le të shikojmë megjithatë objektet e vërteta e frenimit më imediate. Në fazën e sipërpërmendur midi ribashkimit gjerman dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, länder lindore bëhen pjesë e Republikës Federale të Gjermaniës dhe, për pasojë, të NATO, në tetorin e 1990. 3 ish anëtarë të Traktatit të Varshavës aderojnë më 1999, 7 vende të tjera (midis të cilave 3 balltike dhe Sllovenia) në 2004, 2 anëtarë të rinj më 2009 (Shqipëria dhe Kroacia), Mali i Zi më 2017 dhe Maqedonia e Veriut më 2020.

Rusia i kundërvihet të gjitha këtyre hapave formale, megjithëse me gradime të ndryshme; ama duhet kujtuar edhe se në 1997 krijohet Permanent Joint Council NATO – Rusi, i konceptuar specifikisht për të favorizuar një dialog të rregullt me Moskën, i zëvendosuar më 2002 nga NATO-Russia Council me formulën e takimeve “midis të barabartëve” pikërisht për të mos i dhënë imazhin e ndonjë lloj izolimi të Rusisë. Të paktën deri këtu, nga këtë të dhëna faktike, nuk duket se ka qenë qëllimi i Aleancës të shtypë apo të poshtërojë ish kundërshtarin dhe duhet kujtuar gjithmonë se janë vende apsirante që e kërkojnë aderimin: ndoshta banale, por e rëndësishme.

Sekuenca e datave është zbuluese, në kuptimin që aderimet e reja vijnë të gjitha pas krizave jugosllavo – ballkanike, ndërsa parimi i “derës së hapur” (për të cilën NATO rezervohet mundësia e pranimeve të reja) dhe rregullat e “partnership” nuk e kanë shtyrë Aleancën gjithmonë drejt lindjes, por drejt jugut. Janë ndërhyrjet në Bosnje dhe më pas në Kosovë – Serbi ato që e kanë shtyrë NATO e vjetër në shekullin e XXI: i kaluar ky prag, Rusia ka pasur përpara një homologe të re, më të brishtë dhe më dinamike (megjithëse jo gjithmonë më efikasi), me kufij të lëvizshëm dhe misione fleksibël. Ende duhet të krijohet një arsye, sikur të mos ishte tejkaluar shoku.

Një kundërshti përsëritëse, shpesh e rilançuar nga ana ruse, është relative me “premtimet” e bëra nga disa liderë perëndimorë në Moskë, në fillimivitet ’90, për të mos rreshtuar megjithatë armatime në Indje respektivisht vijës së Luftës së Ftohtë. Akoma sot, duhet thënë se burimet e asaj periudhe janë pjesërisht të aksesueshme; ama pika qendrore është se NATO nuk ka marrë kurrë një impenjim formal lidhur me këtë dhe ndryshimi i kushteve gjeopolitike i kanë ndryshuar vlerësimet perëndimore. Në fund të fundit, Rusia e Vladimir Putinit nuk ësht Rusia e Boris Jelcinit, sikur vetë presidenti aktual është krenar që të na kujtojë çdo shtytje të bekuar.

Megjithatë, mbi një aspekt kritikët e zgjerimit godasin në shenjë: zgjedhja për ta zgjeruar NATO drejt lindjes është e futur në një kornizë konceptuale më të gjerë, që vërtet konfigurohet në një farë kuptimi si një “rrethim” i Rusisë. Ama nuk bëhet fjalë për ndonjë manovër tip ushtarake, por më shumë për për një zgjerim progresiv të modelit demokratiko – liberal. Ky vizion u artikulua në mënyrë eksplicite nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Bill Clinton, Anthony Lake, qysh më 1993: u fol deri për një “doktrinë Lake”, e mbiquajtur “democratic enlargement”. Në retrospektivë, ideja themelore ishte ka mundësi sempliciste dhe në fakt ka pasur fate të alternuara, duke i shtirur për të qenë e dënuar tragjikisht nga dy luftëra të gjata goxha larg nga “core business” fillestar i NATO: ajo irakene dhe afganase – por kjo është një temë shumë e gjerë që e prek vetëm tangencialisht çështjen ruse.

Për të pasur një kuadër komplesiv të kritikave të mundshme që sot i bëhen NATO, atëhere duhen kombinuar konsideratat pragmatike të zgjerimeve më kontradiktore (menaxhimin e aseteve të reja europiane me Gjermaninë e bashkuar dhe kërkesat e ardhura nga anëtarët ndryshëm të ish bllokut sovjetik), evolucionin e mëtejshëm të sigurisë kontinentale (sidomos me shkatërrimin e dhunshëm të Jugosllavisë) dhe disa faktorë ideale (“democratic enlargement”, me sukseset e tij të pjesshme dhe limitet e tij të shumta). Mbi këto baza, të paktën 3 elementë duket se shumë shpesh shpëtojnë në analizat aktuale:

  • Së pari, ashtu si Bashkimi Sovjetik, edhe NATO ka një histori, domethënë një të kaluar dhe një trashëgimi të rëndë, që ka influencuar pashmangshmërisht zgjedhjet e vendeve anëtare të saj në fillimivitet ’90 dhe në periudhën e mëtejshme;
  • Së dyti, evolucioni i sigurisë euroaziatike dhe globale pas shembjes së Bashkimit Sovjetik nuk ishte aspak e qartë dhe bile ishte e pasur me paqartësi: në fundin e Luftës së Ftohtë, aleanca e madhe me drejtim amerikan shikohej si një bërthamë e mundshme euro – atlantike e një sistemi globaë dhe saktësisht në këtë funksion vendosi (me shumë dyshime dhe shumë caveat) të ndërhynte “out of area” në ish Jiugosllavi pikërisht përballë një kërcënimi realisht ndryshe respektivisht me atë sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë;
  • Së treti, procesi vendimmarrës që çoi në zgjerimet e ndryshme ishte frut i një vizioni dinamik dhe në fakt ekspansiv të rolit amerikan, por u influencua fuqimisht nga kërkesat dhe nga shpresat e vendeve që thuajse i gjithë Perëndimi i konsideronte të “çliruar” nga një prani shtypëse si ajo sovjetike.

Duke shikuar nga situata aktuale, si të thuash me kuptimin nga përpara, shumë konsiderata që kanë kontribuar në zgjedhjet kolektive të kryera nga NATO mbesin të vlefshme. Sidomos harrohet tepër shpesh natyra fuqimisht perandorake dhe e militarizuar e pranisë sovjetike (e percpetuar edhe si “ruse”, domethënë si projeksion i një imperializmi të tipit tradicional) në Europën qendro – lindore, që ka lënë një shenjë të thellë. Për këtë sigurisht nuk mund të fajësohet NATO. Europa e ndarë më dysh, e ndarë nga mure dhe tela me gjemba, nuk është një abstraksion i largët dhe deri gjeneratat pas1989 mund të kenë një shije vetëm nëse vizitohet vetëm Berlini duke ndjekur një vijë të brishtë që është akoma sot e gdhendur mbi asfaltin dhe mbi gurët e qytetit. Në sintezë ekstreme, historia është për të gjithë, jo vetëm për rusët.

Në 3 dekadat e kaluara, Aleancës i është dashur të adpatohet gradualisht ndaj sfidash dhe kërcënimesh të paparashikuara, duke përfunduar deri për të luftuar në malet afganase dhe sigurisht jo prej vullnetit për të rrethuar Rusinë. Ashtu si në 1949, ende sot NATO mbështetet edhe mbi një konsensus të mbështetur mbi vlera politike të përbashkëta: interesa dhe vlera me spektër të gjerë (në një ekuilibër ndërthushmërisht të paqëndrueshëm dhe të vështirë) që nuk janë të përqëndruar mbi Rusinë në mënyrë thuajse obsesive siç duket se beson Kremlini.

Mario Del Pero ka kujtuar kohët e fundit disa vlerësime shumë kritike lidhur me zgjerimin në vetë Shtetet e Bashkuara, si ato të të plakut të atëhershëm George Kennan (midis arkitektëve të “containment”) dhe të historianit John Lewis Gaddis, që sot duken profetike. E vërtetë, por janë bërë profetike me një “lag” prej disa vitesh dhe ndoshta prej arësyesh të gabuara: problemi nuk është edhe aq se zgjerimi i NATO e ka bërë menjëherë më nacionalisten dhe të pasigurtën shoqëri ruse; është më shumë se regjimi i vendosur nga Putini ka zgjedhur të këmbëngulë progresivisht mbi ekspansionin në lindje të Aleancës fitimtare (dhe efektivisht mbi shembjen e Bashkimit Sovjetik) si moment themelues të identitetit aktual rus. Është një përzierje të vjetrash dhe të rejash, që ka baza konkrete, por edhe elementë artificialë: për shembull, është tejet e mundshme që shumica dërrmuese e qytearëve të Federatës Ruse do ta toleronte një NATO të zgjeruar pa ju dridhur qerpiku atëhere kur perspektivat të vendit të qenë dinamike dhe elitat biznesore të mos sposotheshin sistematikisht jashtë resurset e tyre financiare. Me fjalë të tjera, sikur qeveris të synonte në një rilançim të fortë ekonomik si prioriteti programatik, ndoshta do të gjente mënyra më të mira për t’i investuar paranë publike respektivisht një përqëndrimi trupash përgjatë kufirit ukrainas apo në një “konflikt hibrid” të zjarrtë kundër tri vendev të vogla balltike.

Siç na kujtojnë shumë studime antropologjike, sociologjike dhe politologjike, identitetet kolektive janë ndërtuar, ushqyer dhe shpesh të mobilizuara nga lidershipet dhe nga flukset e komunikimit. Ajo të cilës i referohet grupi drejtues përreth Putinit është, fatkeqësisht, një identitet në thelb paranojak, duke parë se Moska ka konsideruar së është e kërcënuar, me valë, nga vendet balltike, nga Gjeorgjia, nga Ukraina dhe deri nga Bjellorusia. Sigurisht, edhe paranojakët mund të kenë realisht armiq, por kjo nuk përjashton që perceptimet e tyre janë më shpesh të gabuara sesa korrekte. Në rastin specifik të Rusisë, kërcënimi nuk është vërtet ai i një presioni ushtarak të NATO në kufijtë e tyre, por mbi të gjitha ai i ndryshimit politik (i realizuar apo potencial) në vende që ajo i konsideron gjeopolitikisht të rëndësishme – të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra”. Kufijtë që Moska, nëse vallë, i shikon vërtet të kërcënuara nga forca armiqësore janë ato që ndan me “Stan”-ët, domethënë vendet qendroaziatike ku identitetet mbizotëruese janë turko – persiane dhe/ose islamike dhe mbi 4000 kilometrat e kufirit me Kinën në Azinë Lindore. Në thelb po të shikohet mirë, del sesi narrativa historike e përdorur nga Moska është shumë selektive dhe deridiku devijuese.

Thënë këtë, është e dobishme të vendoset një minimum rendi edhe në diskutimin mbi parimet e përgjithshme, që është mjaft konfuze midis rivendikimeve historike dhe analizave psiko – politike: ekzistojnë sigurisht interesa legjitime që politika e jashtme ruse kërkon t’i ndjekë, nganjëherë në forma kompetitive respektivisht me Bashkimin Europian, me disa vende anëtare të tij apo me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO; por në këtë kuptim janë po aq legjitime edhe interesat perëndimore, duke filluar pikërisht nga ekspansioni i vlerave demokratiko – liberale për të cilat fliste administrata Clinton rreth 30 vite më parë. Nuk shikohet se pse koalicioni euro – amerikan duhet të turpërohet apo të pendohet se ka promovuar vizionin e vet politik, social dhe ekonomik. Askush nuk i ka imponuar ish vendeve të Traktatit të Varshavës një formë qeverisëse paskomuniste dhe aq më pak është bërë kjo gjë me Rusinë – provë i është se mazhoranca parlamentare e Putinit ka modifikuar kushtetutën në avantazhin e saj më pak se një vit më parë.

Është për më tepër e kuptueshne se një vend si Rusia përdor asetin e saj kryesor, domethënë eksportin e gazit natyral, për të ruajtur apo për të rritur peshën e saj ndërkombëtare. Instrumenti i shantazhit energjitik është i papëlqyeshëm ndaj kujt e pëson, por nde mund të jetë pjesë e një “arke me vegla” e cila të përdorohet. Rrënjësisht ndryshe është skenari i një operacioni ushtarak pushtimi si ai që është realizuar në 2014 në Krime. Nëse kjo pranohet si ndonjë “rregull loje” i pranuar në Eurazi, Moska duhet të dorëzohet të konkurrojë në planin e kapaciteteve ekonomike dhe modeleve të qeverisjes, pa ju drejtuar rreshtimit të 100000 njësive dhe mjeteve relative kur kërkon vëmendjen për t’u ulur në një tavolinë negociale. Është paksa kurioze të dëgjosh të thuash – edhe nga ana e komentatorëve të ndryshëm europianë – se reagimet perëndimore janë “histerike”, përballë manovrash ushtarake me shtrirje të gjerë përgjatë një kufiri të kontestuar dhe tashmë fuqimisht i militarizuar; shumë mirë që dëgjon të dëgjojë “vlerësimin e kërcënimit” të bërë nga vetë qeveria e Kievit (për më tepër i matur), por mbetet fakti se kush mobilizon instrumentet e tij ushtarake në masë masive do të duhet të presë gjithmonë një reagim të mundshëm edhe të tipit ushtarak, ndoshta jo i drejtpërdrejtë dhe në mbështetje të një prej palëve në çështje.

Pra, nëse dëshirohet të ridiskutohet për një sistem paneuropian sigurie, do të mund të bëhet vetëm me kusht që të fiksohen dhe të respektohen rregulla të përgjithshme dhe duke mos u nisur nga një lloj liste përjashtimesh të lidhur me një të kaluar perandorake. Praktikisht këto rregulla janë tashmë, nëqoftëse dëshirohet të rilexohen komunikata e përbashkëta të shumta të OSBE, Këshillit të Europës, e të sipërcituarit NATO-Russia Council – të gjitha konsensuse me të cilat Rusia bën pjesë me titull të plotë. Ritheksimi solemnisht nuk do të bënete sigurisht keq, por me t’u kaluar kjo fazë akute tensionesh lidhur me Ukrainën, do të jetë më mirë të ripërshkuhet historia në mënyrë selektive dhe të vihet bast mbi provat e forcës.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply