Reagimi i fortë i Doris Pack: Zonja ambasadore Kim, më vjen turp nga ju! Nuk i bëni nder SHBA

Ish-eurodeputetja Doris Pack reagoi pas mesazhit të ambasadores Yuri Kim, që ndërhyri në çështjet e fushatës elektorale në Shqipëri. Pack shkruan se asnjë ambasador nuk sillet si Yuri Kim.

“Zonja ambasadore Kim: nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet si ju. Ju po ndërhyni në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ju nuk i bëni asnjë nder vendit tuaj, SHBA-së. Më vjen turp nga ju”, shkruan Pack.

Ambasadorja Kim u drejtoi një pyetje kandidatëve për garën e 6 marsit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply