Berisha në Velipojë: Asnjë njeri mos të ketë fatin e Lul Bravës! Më 6 mars të firmosim ndryshimin

Lideri historik i PD, Sali Berisha në fjalën e mbajtur para qytetarëve në Velipojë, në prezantimin e kandidatit për Shtëpinë e Lirisë për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha theksoi se, Basha është humbës, duke shtuar se ai edhe Bashkinë e Tiranës donte që të dorëzonte.

“Lul Brava e sheh fitoren vetëm me dylbi, është i dobët. Basha është lider i dobët dhe lider të dobët nuk do askush. Basha është thjesht humbës, edhe Bashkinë e Tiranës donte ta dorëzonte. Basha është humbës i lindur.

Nuk e dorëzoi Sali Berisha Bashkinë e Tiranës, sepse donte të numëronte çdo votë, jo për t’ja marrë kujt. Kandidati i Lul Bravës vetëm opozitë e vërtetë nuk është.

Uroj që asnjë njeri mos të ketë fatin e Bravës, të bashkohen me ne, çdo demokrat është i mirëpritur. Të mobilizohemi me të gjitha forcat dhe t’ju japim kandidatëve tanë mbështetje, sepse janë kandidatët që bëjnë betejë për pluralizmin e shqiptarëve.

Më 6 mars të firmosim ndryshimin. Të fitojë PD dhe opozita e vërtetë, të fitojnë më 6 mars qytetarët shqiptarë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …

Leave a Reply