“Lideri Global”, i pështirë dhe përshtjellosës!

Nga Rezenbrik SERJANI

Shitësmendi global, mendjedhënësi planetar, “mendjendrituri botëror”, del dhe ekspozohet në foto-propaganda në gjoja-diskutimin e tij me kryeministrin e nderuar anglez Boris Johnson!

I pështirë dhe përshtjellosës, mendjedhënësi planetar Rama e konsideron veten Lider Global, në një kohë kur për 8 e 1/2 vite i ashtuquajturi Lider Global është shndërruar në kryeministrin më të dështuar që ka pasur historia 31 vjeçare e pluralizmit politik në Shqipëri.

I mjeruar në çdo drejtim!
I dështuar në çdo iniciativë!
I menderosur në çdo politikë!

Ky Lider Global, është sinonimi i drejtpërdrejtë i mjerimit, varfërisë, dështimit, antidemokratizimit, korrupsionit galopant, vjedhjes pa hesap e mos llogaridhënies.

Ky mender-lider e ka katandisur vendin e tij, në vendin më të varfër të rajonit dhe Europës, në vendin me korrupsionin më të lartë në rajon, Europë e botë, në vendin me shkallën më të lartë të papunësisë, në vendin me indekset më të larta të largimit të popullsisë e sidomos të të rinjve, në ndër vendet më të varfra të botës.

Ky pështirosës-lider përveçse mjerim-ndjellës dhe mjerim-prurës në vendin e tij, nuk ka bërë gjë tjetër.

Ai është i lidhur drejtpërdrejtë me mjerimin dhe varfërinë e Shqipërisë, duke e rënduar gjithmonë e më shumë lëngatën ekonomike të këtij vendi.

Përveçse Mender-Lider, ai nuk është asgjë tjetër!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply