Takime janë zhvilluar gjatë paradites së sotme me qytetarë dhe biznese të e ndryshme. Në këto takime kandidati Elton Bano ka qenë i shoqëruar nga deputeti Luçiano Boçi.
Qytetarët lushnjarë, si asnjëherë tjetër mbushën sheshin kryesor përpara Bashkisë të etur për të sjellë ndryshimin në mbështetje të kandidatit të Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.
Në një mesazh falenderimi drejtuar të gjithë të pranishmeve, Bano u shpreh se, unë do të jem shërbëtori juaj për zgjidhjen e halleve dhe problemeve që e bëjnë qytetin tonë të lëngojë nga mungesa e investimeve dhe keqqeverisja e majtë.
Po ashtu takime të tjera janë zhvilluar dhe ne njesite administrative Bubullimë dhe Allkaj. Qytetarët të lënë në harresë kërkojnë me doemos një kryetar që do i gjëndet në çdo shqetësim dhe kërkesë të tyren. Infrastruktura e fshatit është në gjëndje kritike, kanali kullues në qëndër të fshatit ka nevojë emergjente për tu pastruar për të mos harruar qytetarët e zhgënjyer nga premtimet boshe.
Lushnja ka nevojë për përfaqësues që jetojnë në Lushnje, njerëz që i dijnë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve jo kandidatë që vijnë vetëm gjatë fushatës e interesohen vetëm për garancinë e votave të rradhës.
Është dëshira e të gjithë lushnjarëve që duan ndryshimin e ekonomisë, jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes.