Për një Parti ndryshe ku njerëzit i bashkojnë vlerat, jo emrat e individëve!

Nga Dritan KABA

Reformimi i PD nga nje parti e sistemit evropian ne ate amerikan do shpetonte te djathten dhe shqiptaret.

Nje parti ku kryetari eshte menaxher i partise. Merret me organizimin e Partise. Te zgjedhjeve primare per parfaqesim si lokal ashtu edhe ate kombetar.

Nje organizim i cili bashkon te gjithe spektrin politik edhe ate te paperfaqesuar deri me sot. Secila levizje brenda partise te kete qellimet, vlerat dhe aspiratat qe perfaqeson. Ne baze te votave ne primare ka edhe perfaqesimin politik ne garat elektorale. Perfaqesuesit e levizjeve shprehen dhe kane te drejte te bejne fushate dhe takime gjate gjithe periudhes se vitit me anetaresine dhe mbeshtetesit e se djathtes. Jo fraksione por levizje qe gjenerojne energji tek partia. Lista te hapura per zgjedhjet e pergjithshme dhe ato lokale te viti qe vjen.

Diversifikim idesh dhe perfaqesimi. Organet e partise thjesht organizative dhe konsulente si nje lloj arbitri te levizje ose rrymave brenda partise.

Vota, morali, idete, vlerat, principer te jene ato qe perfaqesojne rrymat dhe anetaresia si dhe mbeshtetesit e ndjejne te gjithe veten te perfaqesuar.

Vetem duke shkulur kolltukun e kryetarit do te kete nje parti qe gjeneron dhe hap mundesi per te gjithe levizjet e spektrit nga qendra ne te djathte.

Ne statut kryetari, ose me sakte menaxheri i partise nuk cakton lista por i merr direkt nga rezultati i zgjedhjeve primare pa pasur te drejten te beje asnje ndryshim.

Grupi parlamentar, perfaqesuesit e keshillave bashkiake zgjedhin vete pa ndikim kush do i drejtoje gjate ushtrimit te mandatit te tyre politik.

Perfaqesimi zyrtar i partise eshte ai i grupit parlamentar qe zgjidhet nga vete grupi parlamentar.

Organet e partise jane thjesht administrative, pa asnje ndikim as mediatik, as vendimarrje politike. Per çdo qendrim madhor politik, aleance zgjedhore apo qeverisese si ne nivel lokal apo qendror fjala i kalon anetareise. Vetem ajo vendos.

Kjo do çlironte energji dhe do te rikonfiguronte te djathten. Askush nuk do te doje nje parti te vogel, por do te ishte shume i respektuar nese perfaqesonte nje rryme ose mbeshteste nje rryme qe i perafrohet me qendrimet dhe mendimet e tij politike.

Vetem keshtu mund te shpetoje e djathta e te hape nje epoke te re te saj.

Kryetarokracia eshte e demshme per njerezit e lire!

Ky ndryshim rrenjesor i menyres se organizimit politik, zgjedhjes se perfaqesuesve politike nuk eshte per nje pale zgjedhje, por per te konsoliduar demokracine, vlerat, principet dhe voten ne themel te tyre.

Kjo reforme te behet per Shqiperine, per te ardhmen e saj.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply