Mijëra qytetarë kanë nisur protestën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Aktori Florian Binaj tha se, nuk ulen çmimet duke pirë kafe, duke ironizuar ata që nuk i janë bashkuar protestës. Aktori theksoi se, shqiptarët duhet të bashkohen për të ulur taksat, duke kujtuar se ata rrëzuan diktaturën kur u bashkuan.
“Nuk ulen çmimet duke bërë buzët e duke blerë klikime në Instagram. I them të rinjve që është Shqipëria atdheu juaj dhe jo Instagrami”, tha Binaj.
Aktori ironizou gjithashtu Bashën dhe Ramën, njëri që thotë se s’ka humbur asnjë betejë dhe tjetri i cili shprehet se nuk i ka rritur taksat.
“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u ngritën të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, jo vetëm ulim taksat por marrim dhe atë që na takon si qytetarë”, tha Binaj.
Sakaq, aktori Binaj tha se, lideri i ballkazanit është në Dubai ndërsa qytetarët po protestojnë.
“Ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe po vriten përditë, Presidenti i Ukrainës u jep shpresë dhe zemër, ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha Binaj.