Basha nuk dorëhiqet, rrethon PD-në me mercenarë! Çfartë ndodhi në mbledhjen e grupit

Ndërsa ka më shumë se 3 orë që po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së dhe të gjithë deputetët po i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës, ky i fundit nuk heq dorë nga ‘bunkerizimi’.

Deputetë demokratë që ndodhen në mbledhjen që po zhvillohet, kanë bërë me dije se Basha e ka rrethuar grupin parlamentar me mercenarë të shumtë, të cilët po u bëjnë presion deputetëve që të mos i dalin kundër.

Raportohet se mes këtyre mercenarëve ka pasur edhe një përplasje me një prej deputetëve që ndodhet në mbledhje i cili ka pasur qëndrime të ashpra ditët e fundit.

Mercenarët janë përplasur me Ervin Salianjin dhe ka pasur edhe tone të ashpra mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e deputetëve të tjerë që kanë qetësuar situatën, duke mos shkuar në një përplasje më të ashpër.

Bardhi: Zgjidhja përmes bashkimit, Bashës i kërkova të tërhiqej

Gazment Bardhi tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se zgjidhja e demokratëve duhet të vijë përmes bashkimit. Ai deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqet.

Bardhi tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe lideri historik i PD, Sali Berisha edhe pse fitoi zgjedhjet e 6 marsit, përballë Lulzim Bashës, ku PD doli forcë e tretë politike.

“Kam vlerësuar dhe gjykuar që siuata e rëndë ku ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet bashkimit. Për këtë arsye i kam kërkuar zotit Basha, që të tërhiqej së bashku me shkaktarin tjetër të problemit ku ndodhet PD, zotin Berisha.

Një tërheqje e të dyve do të ishte rruga e bashkimit të demokratëve. Të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Do të duhen të dy të tërhiqen që të gjejmë rrugën e zgjidhjes.

Vetëm duke lënë menjanë armiqësitë me njëri-tjetrin mund të fitojmë. Zoti Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për të bërë hapa pas, por t’u bërë pjesë e zgjidhjes, duke kapërcyer veten, pozicionin e tij në interes të PD dhe të demokratëve. Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e PD, secili prej nesh, zoti Basha dhe zoti Berisha duhet të kapërcejnë veten”, u shpreh Bardhi.

Grida Duma-Bashës: Dorëheqja juaj do të ringrejë PD-në

“Duhet të ishe larguar që në datën 6 mars, pas rezultatit. Ka vetëm një mënyrë për të ringritur PD-në, dorëheqja juaj”.

Kështu u shpreh deputetja e PD, Grida Duma gjatë debateve në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Duma i ripërsëriti kërkesën Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqje, pasi kjo, sipas saj, i shërben ringritjes së PD.

“Z.Basha të janë dhënë të gjitha mundësitë. Jo sot, por dje dhe më herët që nga dita që për rezultatin e 6 marsit duhet të ishe larguar. Ka vetëm një rrugë që e ringre PD-në sot. As ju, as Berisha nuk mund të kandidojnë më. Zgjidhja vjen përmes dorëheqjes suaj dhe ngritjes së një komisioni të gjerë me përfaqësim të palëve për riorganizimin e çdo strukture në PD”, u shpreh deputetja Grida Duma.

Alibeaj: Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas

Enkelejd Alibeaj ka bërë tre propozime në emër të grupit parlamentar demokrat për zgjidhjen e krizës në PD.

“Grupi parlamentar mendon se duhet të bëjnë hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, pritet vendimi i Berishës.

Propozohet: Ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.

Ka propozime të ndryshme se kur duhen të organizohen zgjedhjet me fokus rindëertimin e besimit dhe bashkimin e demokratëve.

Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

Tre janë konkluzionet: një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët pune, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë”, ka thënë Alibeaj, i cili gjithashtu, sot i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës.

Salianji i ka kërkuar në sy Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD 

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, që vijon prej orës 11:00, Bashës i kanë dalë kundër thuajse të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, përfshirë edhe më besnikët e tij.

Salianji ka deklaruar gjatë debatit që Basha të japë dorëheqje dhe të rrijë në detyrë edhe dy javë, në mënyrë që të krijohet një bord dhe të zhvillohen negociatat me këdo që kërkon t’i bashkohet PD-së.

“Duhet akt, nuk mund të thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo më shumë se 2 javë.

Ne këtë periudhë të krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD-në dhe kërkon të bashkohet me PDSh.

Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo që ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t’i mbrojtur!”

Elda Hoti: Basha të dorëhiqet! Të bashkohemi duke respektuar 6 Marsin

Nga Elda Hoti

Guximi për të shpresuar, nuk pranon të udhëhiqet nga frika. Do vendimmarrje të guximshme dhe do kurajë për të folur dhe për të vepruar.Në këtë situatë të vështirë, që ndodhet sot opozita Shqiptare, secili nga ne duhet të reflektojë dhe duhet të reagojë, për të respektuar votën.

Unë jam deputete që jam votuar me votë preferenciale në qarkun e Lezhës. 6 Marsi ishte një mesazh, për secilin nga ne dhe secili nga ne duhet të kërkoje një ndjese dhe të respektojë demokratet që na kanë votuar.

Fitorja është një zakon, fatkeqësisht dhe humbja është një zakon. Unë gjatë rrugëtimit tim politik, kam bërë beteja për të fituar dhe i kam fituar.

Nuk e meritojnë votuesit e mi që kanë besuar te unë, nuk e  meritojnë demokratët e ndershëm të bëjnë beteja vetëm për të humbur. Koha e humbur vetëm po e përkeqëson jetësën e Shqiptarëve.

Është koha të veprojmë dhe të marrim në dorë fatin e vendit tonë.

Është koha që Lulzim Basha, ta pranojë humbjen, të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë bashkimit të demokratëve.

Unë sot do të respektoj votën e çdo demokrati, do respektoj rezultatin e 6 Marsit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply