Deputeti i PD, Dash Sula, ka qenë ndër zërat më aktivë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Pasi i kërkoi dorëheqjen e padiskutueshme si dhe duke këshilluar Bashën që të mos jetë rob i egos për të mbajtur partinë pavarësisht nga rezultat shkatërruese elektorale, deputeti i qarkut të Elbasanit theksoi edhe dështimin e PD në 6 mars.
Ai tha se Basha nuk doli në fushatë të takonte njerëzit, ndryshe nga lideri historik i PD, Sali Berisha që bëri 12 fushata në secilën prej bashkive ku pati zgjedhje.
“Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme.
Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parashikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakuan që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi.
Zgjedhjet e 6 marsit ishin mesazh i qartë dhe nuk ka politikan jo e jo, por edhe një fëmijë që të mos kuptoj mesazhin. Demokratët kanë nevoj për tu bashkuar, të tejkalojnë përtej Bashës e Berishës dhe vota e lirë dhe procesi i hapur të zgjedh liderin e ri. Se ju kam dëgjuar në televizione që keni thënë këto ditë që keni thënë që do të bëni analizë. Ne skemi bërë akoma analizën e plotë të 25 Prillit. Këto janë humbje kohë, dhe një mënyrë për të çuar partinë drejt zhdukjes. Ndaj zgjidhja nis me dorëheqjen tuaj. Ky është akti i parë dhe shum i rëndësishëm. A keni ardhur për të na njoftuar dorëheqjen sot? Këtë dua të di?”, tha Dash Sula.