Nishani: Edi Rama nuk do të shpëtojë pa u përgjigjur për këtë krim!

Kryeministri Edi Rama vazhdoi edhe sot duke deklaruar se është e turpshme që të dalësh në protesta kundër tij.

Jo vetëm kaq, por Rama tha se ai i ka trajtuar me shumë dashamirësi protestuesit.

Por ish-presidenti Bujar Nishani i kujton atij dhunën që u ushtrua më 8 janar në selinë e PD-së. Alban Hoxha ishte ndër ata që u godit nga policia e Ramës.

“Sot kryeministri më i korruptuar në Evropë dhe në të gjithë Ballkanin, kryeministri që shpenzon 10 milion lek për një shandan të larë me flori për zyrën e tij, pasi ka sulmuar përsëri shqiptarët që protestojnë kundër hajnisë dhe varfërisë ka deklaruar se: “Në këtë vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama.

I fundit që i ka dhënë plumbin ballit qytetarit që doli në protestë është pikërisht regjimi i Edi Ramës ndaj protestuesit Alban Hoxha (foto më poshtë)

Edi Rama nuk do të shpëtojë pa u përgjigjur për këtë krim!”, shkruan Nishani.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply