Jahti superluksoz 545 milionë euro i mikut të Putin “fshihet” në Shqipëri

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zbarkuar sot në mëngjes në Moskë pas vizitës së shkurtër në Izrael.

Miliarderi rus nuk i ka pasur kurrë më keq punët pasi u shpall “persona non-grata’ në Britaninë e Madhe, ndërkohë që iu ngrinë asetet në këtë vend.

E të njëjtën gjë po planifikon ta bëjë edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka futur atë në listën e oligarkëve që do të sanksionohen si pjesë e sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë javë më parë.

E në pronësi të manjatit rus është edhe jahti super-luksoz, në vlerë prej 460 milionë funtesh, më saktësisht afro 545 milionë eurosh.

Jahti “Solaris” është parë sot duke lëvizur në brigjet e Shqipërisë me statusin “në pritje të porosive”.

Këto janë të dhënat e “Refinitiv”, i cili merret me gjurmimin, të dhënat dhe statistikat e anijeve, shkruan “Sky News”.

Pak ditë më parë, jahti i Abramovichit ishte parë në brigjet e Malit të Zi, ndërsa tash ka përfunduar në Shqipëri.

Abramovich ka frikë se do t’i merret edhe pronësia e këitj super-jahti, si pjesë e sanksioneve të tij.

Kjo pasi ai shihet si një njeri i besueshëm për dekada të tëra i presidentit rus, Vladimir Putin.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply