Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Cory Booker, anëtar i Komisionit të Mardhënjeve me Jashtë në Senat.
Diplomati Berisha thekson se, Evropa sot është më e sigurtë falë projektit TAP dhe kjo është arritur nga largpamësia e qeverisë shqiptare e cila evitoi ndërhyrjet dhe joshjet korruptive ruse.
Postimi i plotë i Mal Berishës në Facebook
Miq!
Sot pata një takim miqësor me Senatorin Amerikan, Cory Booker, anëtar i Komisionit të Mardhënjeve me Jashtë në Senat.
Shërbimi im në Mbretërinë e Bashkuar si Ambasador i Shqiperisë në Oborrin e Shën Xhejmsit dhe studimet e Senatorit në Universitetin e Oxfordit ishin temë interesante e bisedës.
Pata rastin t’i tregoja Senatorit rolin strategjik që po luan Shqipëria duke evituar vartësine e Evropës Perëndimore nga gazësjellësat Ruse në veri, nëpërmjet të Trans Adriatic Pipeline (TAP) që vjen nga Azerbajxhani dhe largpamësinë e Qeverisë Shqiptare që e inicioi atë projekt duke evituar ndërhyrjet dhe joshjet korruptive ruse.
Evropa ështe më e sigurtë falë TAP – it sot.
Senatori e vlerësoi këtë rol që Shqipëria po luan sot brenda Aleancës së Atlantikut Verior NATO.
Proud to be Albanian!