“Brava na ka tradhtuar”, Berisha: Do bëjmë gjithçka për bashkimin e PD rreth votës së lirë

Gjatë takimit me qindra emigrantë në “Foltoren” me shqiptarët e Greqisë u trajtuan çështjet që kishin të bënin me jetën e tyre në shtetin fqinj, siç ishin shkollat, sherbimet në ambasada, por edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe në qeverisjen Shqipërisë.

Nje qytetar duke ju referuar zhvillimeve në PD, tha se, “Brava ka mbushur xhepat e tij pasi na ka tradhtuar ne”. Ndërkohë ai kërkoi një përfaqësim më të madh të emigracionit shqiptar në Greqi në organet drejtuese të PD.

Berisha tha se, dega e PD ne Athinë do të jetë njëlloj si degët e mëdha të PD në Shqipëri, në të gjithë vendimarrjen e në gjithçka tjetër.

“Ju do këni përfaqësuesit tuaj në të gjitha organet vendimarrëse të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Një qytetar duke ju referuar zhvillimeve në PD, kërkoi të dinte nga Berisha, se çfarë do bënte për bashkimin e PD-së. “Kjo është tema kryesore. Ata kameleonët kanë vënë parakushte”, tha qytetari

Beridha tha se, ne do bëjmë gjithçka për bashkimin e PD rreth votës së lirë. “Dhe me sa shoh unë çdo ditë e më shumë ky parim po pranohet edhe nga drejtue të PD edhe nga deputetë që deri dje kanë patur një qendrim të veçantë. Po punojmë më instim që ky process të kompletohet sa më pare”, tha lideri historik i demokratëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply