Berisha: Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë, Madeleine Albright!

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

About Redaksia

Check Also

Vjedhje e çmendur/ 6.2 milionë euro për të rikonstruktuar vilën e Ramës!

Nën heshtje dhe larg syrit të publikut, qeveria shqiptare ka akorduar 6.2 milionë euro për …

Leave a Reply