Jemin Gjana ka sulmuar deputetin dhe anëtarin e Kryesisë, Helidon Bushati, pasi ky i fundit propozoi heqjen e dyerve të blinduara në selinë e PD.
Gjana i është drejtuar Bushatit duke i kujtuar se vjen nga një familje e madhe shkodrane dhe nuk i shkon të vijë në mbledhje me të tilla propozime.
Gjana ka këmbëngulur që dyert e blinduara të mos preken.
Kujtojmë që Jemin Gjana në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PD, ishte i vetmi që i tha Lulzim Bashës se po bën gabim duke dhënë dorëheqjen.
Debati
Helidon Bushati – Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi ketu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet lokalet janë më të afërta.
Jemin Gjana: Je familje e madhe shkodrane. S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh. Uroj zotin Alibeaj. Hera e parë që PD-në e drejton një ish i përndjekur. Dhe ndjehem mirë për këtë.