Gazi: Luli ka nisur takimet në fshatra

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka pranuar atë që të gjithë e menduan pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ai po mendon të rikthehet. Madje sipas Bardhit (që është krenar për bashkëpunimin me Bashën) ai ka nisur takimet në bazë, nëpër fshatra.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në.

Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Dua t’a falënderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike”, tha Bardhi në një intervistë në News 24.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply