Komisioni i Rithemelimit ka nisur mbledhjen në selinë e Partisë Demokratike. Mbledhja po zhvillohet në sallën ku deri para pak kohësh zhvillonte takimet ish-kryetari Lulzim Basha. Siç shihet në pamjet e siguruara Berisha është ulur në krye të tryezës duke drejtuar mbledhjen. Pas mbledhjes pritet të ketë edhe ndonjë deklaratë për mediat.
Mësohet se tema të diskutimeve mes anëtarëve të Komisonit të Rithemelimit kanë qënë:
1.Diskutim për organizimin e brendshëm
2.Kthimin në nornalitet të selisë
3.Të hiqen blindet
4.Të sistemohen ambjentet për punë
5.Të rikthehet normaliteti në PD
6.Të njoftohen të gjithë partnerët
Më herët gjatë ditës së sotme, Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.