Nafta 2450 lekë litri/ Paloka: “Fikësit” e protestave Rama i ka si grup të gatshëm

Deputeti Edi Paloka ka folur për disa organizatorë të protestave që u organizuan për shkak të rritjes spekulltative të çmimeve.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, “fiksit” e protestave Rama i ka si grup të gatshëm, gjoja shoqëri civile, që ai i fut qëllimisht në çdo protestë qytetare vetëm me një qëllim: të shuajnë protestën’.

Duke publikuar dy foto Paloka ka treguar se si nisi protesta ku në njërën shihen rrugët e mbushura plot dhe në tjerën vetëm disa persona që protestojnë.

Reagimi i deputetit Paloka

Kur filluan protestat per rritjen spekullative te çmimeve, bera nje paralajmerim ne fb per “fiksit” e protestave. Ata qe Rama i ka si grup te gatshem, gjoja “shoqeri civile”, e qe i fut qellimisht ne cdo proteste qytetare vetem me nje qellim; te shuajne protesten.

Metoda eshte vetem nje dhe shprehet me klithmat e ze holleve te “shoqerise civile”: “Larg politika nga protestat”! Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo ne nje po ne disa raste. Keshtu qe ne protestat e tjera, ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per by…e jashte protestes!

Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetem prej tyre. Sot Rama i çoi çmimet aty ku ishin kur filloi protesta.

About Redaksia

Check Also

Ish-zyrtari i Pentagonit, thirrje Marco Rubios: Vepro tani për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri

Michael Rubin Ish zyrtar në Pentagon A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm …

Leave a Reply