Hiqet edhe dera e fundit e blinduar në PD

U asgjësua edhe dera e fundit e blinduar nga selia e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për derën anësore prej nga hynin në seli gjatë muajve të fundit zyrtarët dhe administrata e partisë.

Sipas dëshmisë së punëtorëve që u morën me çmontimin e saj, dera peshonte rreth 350 kilogramë dhe ishte njëra prej 6 dyerve të blinduara me të cilat Lulzim Basha kishte fortifikuar selinë e demokratëve.

Puna për ç’blindimin e selisë së Partisë Demokratike filloi mbrëmjen e të shtunës, pothuajse 3 muaj pasi Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi vendosën ‘bunkerizimin’ e saj, duke e blinduar me dyer hekuri e profile metalike.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv në një lidhje me ‘Skype’ Almer Toska, gazetar.

“Rrëzimi i dyerve jo vëtëm për mua po për të gjithë ato demokratë që kanë qëndruar pranë Partisë Demokratike si shpresa e vetme për të rrëzuar Edi Ramën, në fakt rrëzoi veten. Rrëzimi i dyerve ishte rrëzimi i epokës së mashtrimit, ku brenda ishte një grup i vogël që drejtonte Partinë Demokratike, ndërkohë që falsiteti dhe mashtrimi u servirej demokratëve si platformë qeverisëse ndërkohë që ishte e kundërta, ku mbizotëronte klientelizmi pranë Bashës, dhe asnjëherë nuk u mor seriozisht beteja për të mundur Edi Ramën.

Pra, Partia DemokratIke me largimin e dyerve largoi metatazat që kishin zotëruar godinën dhe selinë por jo bazën. Ndarja mes Bashës dhe bazës ishte shumë  dukshme me vite me radhë dhe pse ata e mbështesnin, besonin që Partia Demokratike do vinte në pushtet por nuk ishte një besim real nga lideri, që erdhi me qasje perëndimore. Por ky perëndimor rezultoi lindor shumë i thellë, mund të ishte një kuban apo lider koreano-verior ndërkohë që izoloi Partinë Demkoratike. Nuk është vetëm për mbylljen dhe blindimin e disa dyerve të hekurit por është blindimi në ide dhe në sinqeritetin e demokratëve”, u shpreh Toska.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply