Berisha u konfirmua në 6 Mars, s’mund të japin leksione dinjiteti ata që përdhosën grupin

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së deputetit Gazment Bardhi i cili kërkoi që lideri historik i PD, Sali Berisha të mos marrë pjesë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar.

Përmes një deklarate, drejtorja e Komunikimit të PD, Floriana Garo thekson se vendimi për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar u mor në shkelje në shkelje të statutit. Ajo thekson se mandati i Berishës është konfirmuar nga demokratët në 11 dhjetor, 18 dhjetor dhe 6 mars

Deklarata

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!

Mandati i çdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!

Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!

Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.

Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply