Bashkim kundër Ramës

Erges Eskiu

Edi Rama është praktikisht i vetmi kryeministër në botë, që synon përçarjen e shoqerisë së vendit që drejton duke tentuar ta çojë drejt një konflikti social ose të paktën të legjitimoi tek të varfërit, varfërimin e shtresës së mesme aq sa ajo është, se kuptohet që 1%-in e pasur Rama nuk e prek, por me ata mban pushtetin duke blerë shpirtrat e drobitur të shqiptarëve të varfër ekonomikisht e akademikisht.

Njëlloj si Enveri me tufëzimet, me shtetëzimin e pronave kur ndihmat nga jashtë mbaruan, Rama sot po u thotë të varfërve se unë do ua marr atyre që kanë, që ju të hani edhe pak kohë ushqim me shpresë se do mbeteni gjallë deri në 2025 të më jepni edhe një tjetër mandat.

Shpresa e vetme e këtij vendi është bashkimi mbarëkombetar pa dallime bindjesh politike e përkatësie fetare dhe garantimi i votës së emigrantëve të cilën Rama e ka bllokuar prej 2013-ës.

About Redaksia2

Check Also

Pasuritë e vendit po përdoren për pasurimin e mafies shtetërore! Të përballemi dhëmb për dhëmb dhe t’i nxjerrim nga pushteti

Gjatë Foltores në Durrës, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për kapjen e pasurive …

Leave a Reply