Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për krizën e energjisë elektrike që ka përfshirë vendin. Duke folur në sallën e parlamentit, Berisha theksoi se, në mënyrë kriminale, qeveria ka zbrazur në muaj Gusht-Shtator liqenin e Fierzës.
“Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin me reshje më të shumta prej kohësh. U prodhuan 9.3 milirdë kilovatë orë, ndërsa konsumi ka qenë 5.4 miliardë.
Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajt gusht-shtator. E zëmë se u çmend një drejtor i KESh dhe i zbardhi digat në një kohë që nuk duhet prekur. Duhet ruajtur rezerva.
Por ai nuk e ka bërë vetëm, ai punon bashkë me ministrin, ose mbi ministrat. Si me inceneratorët, këta janë organizatë kriminale, e shesin energjinë dhe e ndajnë mes vetit fitimin”, deklaroi Berisha.