Rilindjet urbane të njeriut të sektit janë spektakle të korrupsionit dhe tjetërsimit të historisë!

Reagim i FRPD Vlorë

Rilindja urbane e njeriut të sektit, spektaklet e tij urbane janë thjesht spektakle të korrupsionit dhe tjetërsimit të historisë.

Urrejtja e tij pathologjike ndaj identitetit kombëtar ka bërë që ai me një pathologji klinike prej urrejtësi të tjetërsoi çdo element e simbolikë që është pjesë e krenarisë sonë kombëtare, e ADN-së sonë historike, dhe kjo më shumë se në çdo vend tjetër faktohet me spektaklin korruptiv të tjetërsues-projektit të Sheshit të Flamurit.

Sektixhiu dhe ithtarët e tij ekzekutojnë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë gjithçka lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët, madje politikat e tij antishqiptare kanë shkuar deri në shpopullimin e Shqipërisë këto 9 vite.

Porti i Vlorës dhe Sheshi i Flamurit janë “pretë” në kthetrat korruptive të sektit, në Vlorë.

Meqënëse sot fole për Sheshin e Flamurit, dëshmove dhe njëherë shpirtligësinë tënde ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe në veçanti ndaj Vlorës!

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply