Tritan Shehu: PD kaloi një krizë që e ka zanafillën nga humbjet e njëpasnjëshme

Tritan Shehu, deputet i PD dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ishte i ftuar ditën e sotme në edicionin e pasdites në Syri Tv.

Shehu, ndër të tjera foli mbi deklaratën e kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia, se ‘duhet të ketë bashkim’ dhe pyetjes se nëse ai e shikon këtë, si një frymë bashkimi të vërtet, Shehu u përgjigj:

“Të qenit së bashku tashmë është diçka që nuk ka pse të tërheqë më vëmendjen, e kundërta duhet të tërhiqte vëmendjen.

Kjo është normalitet, është ajo çfarë duhet të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë ndrydhe. Ne kemi qëllime dhe detyra të përbashkëta dhe të gjithë ne jemi përzgjedhur nga një elektorat i përbashkët dhe është ai që përcakton me votën e tij qenien tonë pjesëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

I pyetur nga moderatori Marku, se duke pasur parasysh përplasjet e fundit, si po funksionon sot ky grup, Shehu theksoi se PD kaloi një kohë të vështirë, por kjo krizë krijoi një frymë të re.

“Partia Demokratike kaloi një krizë jo të lehtë që e ka zanafillën nga humbjet e njëpasnjëshme të PD, nga vendime absurde për PD, dhe nga mosndjekja e asaj linje politike duke lënë gjithçka në dorë të Ramës, e cila çoi në humbjen e 25 Prillit, por kjo krizë më pas mori një formë të re.

Me vendimin e ish kryetarit, një vendim arbitrar i pabazuar për largimin e z. Berisha i cili solli një reagim të qartë demokratik”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply