Lufta në Ukrainë/ Spanja do të dëbojë 25 diplomatë rusë

Spanja do të dëbojë rreth 25 diplomatë rusë dhe anëtarë të personelit të ambasadës nga Madridi, tha të martën ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares, duke iu bashkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian në përgjigjen ndaj krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse në Ukrainë.

“Ne kemi vendosur të dëbojmë diplomatët dhe personel nga ambasada ruse në Spanjë, të cilët përbëjnë një kërcënim për interesat dhe sigurinë e vendit tonë”, tha ai pas mbledhjes javore të kabinetit, pa përjashtuar mundësinë e masave të mëtejshme.

Ministri shtoi se dëbimet ishin gjithashtu një përgjigje ndaj “veprimeve të tmerrshme të kryera ditët e fundit në Ukrainë, veçanërisht në Buça dhe atyre të raportuara sot në Mariupol”. duke iu referuar zbulimit të varrezave masive dhe vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Buça.

“Krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara”, shtoi ai.

Rusia ka mohuar vrasjen e civilëve në Buça.

Italia, Suedia dhe Danimarka kanë njoftuar tashmë dëbime të ngjashme.

Ministri Albares tha se qeveria e tij priste që Rusia të dëbonte një numër të ngjashëm diplomatësh spanjollë në përgjigje.

Megjithatë, ai tha se Spanja nuk do ta dëbonte ambasadorin rus pasi Madridi dëshiron të mbajë ambasadorin e vet në Moskë dhe të lërë kanalet diplomatike të hapura për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

About Redaksia2

Check Also

Gjyriqi: Euro prek fundin, financat e zeza shkatërrojnë tregun! Rritet papunësia, bizneset drejt falimentimit!

DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI Monedha e përbashkët …

Leave a Reply