Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani ka thënë se Gjykata e Tiranës ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha në bazë të provave.
Ristani theksoi se, në Kuvend çdo anëtar përveç kartës së anëtarësisë kishte dhe kartën e identitetit duke mos lënë vend për aludime.
“Kuvendi i 11 Dhjetorit u mblodh siç e dini mbi bazën e një përcaktimi statutor të PD, në rastin kur është nevoja për Kuvendin, i njihet e drejta anëtarësisë.
Mbi këtë bazë Kuvendi u mblodh. Në bazën e statutit u mblodhën mbi normën mbi 4200 firma. Më pas u zhvillua Kuvendi ku çdo anëtar mori kartën e anëtarësisë krahas kartës së identitetit.
4200 firma të shoqëruara me kartën e anëtarësisë bashkë me kartën e identitetit dhe më pas votimi ku janë mijëra votues që kanë vendosur firmën dhe kartën e identitetit, i gjithë ky dokumentacion është paraqitur në Gjykatë, kjo bëri që Gjykata ta cilësoi të vlefshme Kuvendin dhe solli regjistrimin”, tha Ristani.
Gazeta RD