“Wall Street Journal”: BE propozon sanksione edhe ndaj vajzave të Putin

“Wall Street Journal” raporton se në serinë e re të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Europian, janë vënë në shënjestër edhe vajzat e Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas gazetës amerikane, BE ka propozuar sanksione ndaj dy vajzave të Putin, duke cituar burime diplomatike që kanë dijeni për këtë çështje. Vendimi do t’i shtonte vajzat e presidentit rus në listën e gjatë të familjarëve të politikanëve dhe oligarkëve rusë të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza nga martesa e parë me Lyudmila Putina, sipas Kremlinit. Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë, por disa burime pretendojnë se ka fëmijë me të dashurën e tij, gjimnasten Alina Kabaeva./A2CNN

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-Sekretarit të NATO-s/ Të tallesh apo të bësh humor me Trump është shkaterruese

Jens Stoltenberg Asnjë komb tjetër nuk ka më shumë rëndësi për atë që është NATO …

Leave a Reply