Zbardhja e vendimit të Gjykatës/ Komisioni i Rithemelimit njofton lëvizjen e radhës

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë të mërkurë një mbledhje në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 13:00.

Ky vendim i Komisionit të Rithemelimit vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se, Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.

About Redaksia

Check Also

Agjentët e FBI ndërmarrin një tjetër aksion nga Shqipëria në Kosovë

Oficerët e Byrosë Federale të Hetimit në Amerikë kanë shkatërruar një treg online në internet, …

Leave a Reply