Afera 430 milionë euro/ Rama: Jam krenar për inceneratorët!

Kryeministri Edi Rama e quan devijim korruptiv dhe jo aferë vjedhjen e 430 mln euro nga inceneratorët.

I ftuar në emisionin “Opinion” Rama tha se është krenar për veprat e inceneratorëve.

Herë pas here kryeministri shfaqi nervozizëm gjatë emisionit.

Në një moment u ngrit nga karrigia dhe shkoi të bisedojë me publikun.

Ndërsa pak çaste më pas kërkoi kafe në studio.

Pjesë nga intervista

Rama: Beju një kafe këtyre të tjerëve nga ana ime. E kemi bërë emision, dem babadem. Faktet, dosjet e SPAK, lërjani ta gjykojë gjykata. Kjo është çështje që ka mbaruar. Edhe komisioni Hetimor mbaroi. Se pse more pyetjet e Lajthisë këtu se di fare!

Fevziu: Ka njerëz në komision që kanë udhëtuar më shumë me Klodian Zoton sa…

Rama: E kemi verifikuar dhe nuk ishte e vërtetë. E more bonusin e Rezistencës?

Publiku: Po 3 mijë lekë të vjetra

Rama: Faleminderit, mund të uleni!

Fevziu: Kam disa pyetje.

Rama: Çështja e inceneratorëve, një prej tyre veprat. Unë për këto vepra jam krenar. Njerëzit kanë parë veprat.

Fevziu: Po raporti i ministrisë së Financave?

Rama: Prapë fillove? Raporti tregon të kundërtën e asaj që thuhet. Këtu ka qeveri dhe institucione që funksionojnë. Kjo tregon se në një proces qeverisës ka një devijim. Nuk është aferë korruptive, por devijim korruiptiv. Aferë korruptive është që të ngrihet një grup shtetëror dhe të bëjë aferë që të marrë lekët e shtetit dhe ti çojë diku. Devijimi korruptiv është përgjegjësi individuale.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply