Presidenca i përgjigjet Veliajt: Organizata Kriminale e inceneratorëve, shpifje të denja për një rrugaç!

Akuzave të Veliaj se Meta kalon kohë banaqeve gjysmë i dehur i është përgjigjur edhe vetë Presidenca.

Zëdhënësi Tedi Blushi njofton një dalje publike të Metës ndërsa nuk nguroi të cilësonte fjalët e Veliajt si shpifje të denja për një rrugaç.

Ai shtoi gjithashtu se kjo gjuhë urrejtje vjen si pasojë e denoncimeve të palëkundura të Presidentit bazuar vetëm mbi fakte dhe transparencë.

Reagimi

Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply