Reagimi i fortë i Metës ndaj Veliajt: “Zogu i Tiranës” nxjerr nga goja ato që i fusin…

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Akuzat e Veliajt, tha Meta, janë shpifje të ulëta dhe hartime banale, nga ai që, kreu i shtetit e quajti ‘Zogu i Tiranës’.

“Zogu i Tiranes leshoi sot shpifje te ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si nje kone rrugesh qe i lidhin kanace ne qafe per te bere zhurme. Per fat te keq ai vazhdon te nxjerre nga goja ato qe i fusin”, u shpreh Meta.

“Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranes. Edhe në gjumë gënjen, sepse e kanë nxjerrë me pahir. E ka nxjerrë brigadieri i organizatës së inceneratorëve e kanë patur me dëshirë sot që t’i thonë kongresit të PS pse i shtati në Durrës dhe i 17 në Tiranë u vendosën përpara ish-kryeministrave, ish-ministrave dhe shumë figurave të tjera. Ishin paralajmëruar institucionet e drejtësisë, kryeministri, shumë kohë përpara zgjedhjeve, për implikimin flagrant të tipit mafioz të tyre, gjithmonë me mbvështetjen dhe bekimin e brigadierit”, vijoi Meta.

Kreu i shtetit tha se Veliaj do të përballet me pasoja për firmën që i ka dhënë ish-deputetit të PS të arrestuar tashmë, Alqi Bllako, për inceneratorin e Tiranës.

“Zogun e Tiranës do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Meta.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply