Alizoti: Basha u dorëhoq, por jo mendësia e tij nga partia! Alibeaj të votohet!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlametar në selinë blu.

Alizoti ka theksuar se, ka ndasi brenda grupit demokrat dhe ekziston akoma mëndësia e Bashës te një pjesë e deputetëve edhe pse ai ka dhënë dorëheqje.

Sipas Alizotit, që bashkimi të ndodhë si fillim duhet ta duash bashkimin dhe se minoranca nuk mund të jetë më kapriçoze se mazhoranca e cila pas zgjedhjeve të 6 marsit është shumë e qartë.

Alizoti: Mbledhja tregoi ndasitë që janë brenda grupit një pjesë të minorancës dhe një pjesë e mazhorancës. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen por jo mëndësia e tij nga partia. Të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të diskutojnë rreth çështjes dhe jo rreth individëve. Për të zgjidhur një konflikt duhet që të dyja palët ta duan zgjidhjen. PD-ja e ka të nevojshme bashkimin dhe minoranca duhet të përfshihet edhe në 30 prill. Palët vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre por pati thirrje nga depuetët që duan bashkimin.

Pyetje: A jeni dakord me deklaratën e Berishës për Alibeajt?

Kryetrari i grupit pas zgjedhjeve të 6 marsit duhet të marri një votim në grupin parlamentar pasi këto zgjedhjeve treguan se pjesa e emëruar është në minorancë. Meqë grupi parlamentar është i vetmi institucion legjitim atëherë brenda grupit mund të ndodhi një akt politik që kryetari i grupit merr një votë unifikimi.

Janë grupimet e ndara që nga beteja brenda që ndodhi llojit. Berisha është pjesa e historikut të PD-së dhe demokratët i dhanë aq vota sa i dhanë. Kur palët janë në konflikt dhe janë pjesë e PD-së duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre dhe bota ka teori bashkimi dhe kur duhet bashkimi, minoranca nuk mund të jetë më kapriço se mazhoranca.

About Redaksia

Check Also

BB: Shqipëria nuk ka gati infrastrukturën për pritjen e punonjësve të huaj

Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veçantë …

Leave a Reply