Nga Belind KËLLIÇI
Ranglista prestigjioze “Webometrics” e rendit Universitetin e Tiranës të fundit në rajonin për nga cilësia.
Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më mirë, përkatësisht në vendin 447, i ndjekur pas nga Universiteti i Zagrebit i 571-i, Universiteti i Sofjes i 988-i, Universiteti i Podgoricës i 1939-i dhe Universiteti i Prishtinës i 3027-i.
Shihet qartë diferenca e madhe me universitetet publike të kryeqyteteve ballkanike.
Propaganda Rama e Reformës në Arsim nuk e kaloi klasën. Si të gjitha pseudopunët e kryeministrit Rama që mbulohen nga zhurma mediatike e veshjeve të tij të pazakonta. Se një budalla mund ta ketë pallton të qëndisur në ar por prapëseprapë mbetet palltoja e një budallai.