Lufta në Ukrainë ka nxjerrë sërish në pah se sa të rëndësishme ishin dy nga arritjet madhore dhe historike të qeverisë së Sali Berishës.
Së pari, po kuptohet qartë sa i nevojshëm ishte anëtarësimi në NATO. Kujtojmë se në atë kohë, Edi Rama e zhvlerësonte këtë arritje me protesta dhe deklarata nga më qesharaket.
Së dyti, lufta në Ukrainë ka treguar se Europa duhet të shkëputet sa më parë nga varësia e gazit rus.
Pikërisht për të krijuar mundësinë e shkëputjes nga gazi rus, qeveria e Sali Berishës inicoi dhe nisi zbatimin e projektit madhor, atij të gazsjellësit Transadriatik. Ky gazsjellës ka nisur që të transportojë gaz drejt Europës, në një arritje historike.
Vetë kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, ndërsa çështja e gazit do jetë në fokusin kryesor të diskutimeve.
Por plani i Berishës që Shqipëria të kthehet në pikën hyrëse të gazit në Europë po jep të tjera fryte.
Miliarderi amerikan, Steven Kobos tha për Bloomberg se, Shqipëria mund të kthehet në pikën hyrëse të gazit natyral drejt Europës.
Ai tha se firma e tij, Excelerate pritet të dërgojë centrale lundruese të energjisë për të mundësia diçka të tillë.
Europa po synon të shkëputet nga energjia ruse dhe SHBA ka planifikuar të dërgojë mbi 15 miliardë metër kub gaz shtesë në Europë që këtë vit.
Sasia pritet të shtohet, ndërkohë që duhet krijuar infrastruktura e nevojshme për të dërguar këtë gaz drejt Europës.