616 milionë euro vjedhje dhe abuzime në 2021, denoncimi i KLSH

Ditën e sotme zbulohet raporti i KLSH për vitin 2021 ku 616 milionë euro është dëmi i konstatuar në buxhet për 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shifra shqetësuese është bërë publike në raportin vjetor që KLSH ka dorëzuar në kuvend. Nga auditimet e kryera vitin e shkuar pjesa më e madhe e demit rreth 458 milionë euro ka ardhur si pasojë e efekteve negative me përdorim joeficent të shpenzimeve dhe të ardhurave të munguara në buxhet ndërsa pjesa tjetër 158 milionë euro llogaritet dëm i pastër ekonomik për buxhetin.

Ndikimin kryesor në dëmin ekonomik e ka dhënë fusha e investimeve ku për shkak të abuzimeve të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vlerësohen nga KLSH në një total prej 25.2 miliardë lekësh. Po ashtu efekte negative financiare janë konstatuar edhe në fushën e shpenzimeve për pagat e administratës, në dogana, tatime si dhe në keqadministrimin e pronës shtetërore. KLSH ka konstatuar shkelje edhe në fushën e prokurimeve ku konstatohet paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike, me shpalljen fitues të operatorëve ekonomik në mungesë të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve te vendosura në dokumentet e tenderi.

“Gjatë prokurimeve konstatohet paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike, me shpalljen fitues të operatorëve ekonomik në mungesë të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve te vendosura në dokumentet e tenderit”.

Shkelje me dëme janë konstatuar edhe në auditimin e fondeve për përballimin e pandemisë Covid-19 një pjesë e tyre sipas KLSH janë edhe pa zhvilluar procedura prokurimi dhe me negocim të drejtpërdrejtë.

“Në auditimin e fondeve për përballimin e pandemisë COVID-19, gjatë kryerjes së procedurave të prokurimit, janë konstatuar pasoja me dëm ekonomik, efekte negative në përdorimin e fondeve publike, mungesë efektiviteti, eficiencë dhe ekonomiciteti në realizimin e procedurave prokuruese për përballimin e situatës; likuidimi i shërbimeve të kryera, pa zhvilluar procedura të prokurimit publik, janë shpallur fitues operatorë ekonomikë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik”.

Për këto shkelje Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 62 zyrtarë janë për shkelje e abuzime me detyrën, 6 prej të cilëve janë dërguar për hetim në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

DËMI FINANCIAR NË BUXHETIN 2021

Dëmi ekonomik 19.1 mld lekë (158 mln euro)

Efekte negative 55.4 mld lekë ( 458 mln euro)

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply