Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, në një intervistë për Ora News, ka folur edhe për aferën e inceneratorëve.
Ai është shprehur se në të njëjtin dokument që firmosi ish-deputeti Alqi Bllako, i cili ndodhet prapa hekurave ka firmosur edhe Edi Rama, duke thënë se edhe ky i fundit duhet të mbajë përgegjësi në lidhje me këtë aferë.
Ndër të tjera ai shtoi se me firmat që hedhin këta po incinerojnë paratë e shqiptarëve.
Gent Strazimiri: Nëse sot Bllako ndodhet në burg, ndodhet sepse ka dhënë firmën në një dokument të paligjshëm,në një akt të paligjshëm. Të njëjtën firmë e ka vendosur kryeministri i vendit dhe një sërë ministrash në 17 raste. Ne të gjithë këtë aferë, këtu nuk bëhet fjalë për incinerim plehrash. Me të tilla firma, këta po incinerojnë paratë e shqiptarëve. Në të njëjtën dokument që ka firmosur Alqi Bllako, ka firmosur edhe Edi Rama. Përgjegjësia është individuale, ashtu sikurse është edhe firma.