Deputetja e PD prezanton në Kuvend nismën për burime alternative

Deputetja e PD, Sorina Koti, bashkë me disa kolegë të grupit parlamentar të PD, ka prezantuar një nismë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Energjinë dhe aksionin mbi klimën, i cili do të ndihmojë në hartimin dhe legjislacionin përkatës për sigurimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të pavarur ndoshta nga gazi dhe nafta.

Para mediave, Koti theksoi se jemi në kushtet kur çmimet e energjisë po rriten nga dita në ditë, çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu.

Koti: Duke parë situatën e vështirë energjetike që po kaloni vendi ynë dhe jo vetëm, bashkë me disa kolegë të grupit parlamentar të PD dje kemi shpërndarë brenda sistemit të Kuvendit letrën drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar, për nismën e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm për Energjinë dhe aksionin mbi klimën, i cili do të ndihmojë në hartimin dhe legjislacionin përkatës për sigurimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të pavarur ndoshta nga gazi dhe nafta. Jemi në kushtet kur çmimet e energjisë po rriten nga dita në ditë, çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu.

Po ndjehet një presion i madh nga sektori i biznesit, nga shoqëria civile, nga organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë. Kemi duke negociuar me të gjithë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, përtej bindjeve politike, sepse kjo është një kauzë që na përket të gjithëve.

Dje ishte dita e parë që ne patëm kontaktin me deputetët, sot është dita e dytë ku jemi ulur në diskutime se çfarë është më e mira për Shqipërinë dhe ngritja e Komisionit të Energjisë dhe shumë shpejt do të dorëzojmë kërkesën në Parlamentin e Shqipërisë për ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm.

Më pas me grupin e deputetëve që do të bëhen pjesë e komisionit për energjinë dhe klimën do të bëjmë tavolina të rrumbullakëta, do të organizojmë diskutime mbi programin dhe hartimin konkret se çfarë ka mundësi Shqipëria që të prodhojë në mënyrë organike të brendshme dhe më pas me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të hartohet edhe strategjia kombëtare e cila është tashmë një draft, por shpresojmë të kemi mirëkuptimin e të gjitha forcave politike sepse siç e përmenda edhe në fillim, çështja e energjisë po kthehet në prioritet.

Duke parë të gjithë problematikat që kanë ardhur nga shtrenjtimi i energjisë dhe naftës, ku çmimet e produkteve bazë dhe bizneset kanë rritur kostot e tyre, të gjitha janë kosto për konsumatorët. Në bazë të kësaj situate të krijuar emergjente ne filluam këtë nismë që shpresojmë se do të gjejë mbështetjen e grupit parlamentar qoftë të PD, por edhe të grupeve të tjera parlamentare. Do të jetë një Komision ku forcat politike do të kenë të gjitha përfaqësuesit e tyre atje për të dhënë rekomandime dhe sugjerimet e tyre.

About Redaksia

Check Also

21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhjet

Ne, qytetarë dhe organizata shqiptare të angazhuara në promovimin e demokracisë, lirive themelore dhe një shteti …

Leave a Reply