A ka piketuar Rama si Presidente, Vlora Çitakun?

Arben SHAHINI

Rama tha sot se Presidenti nuk do të jetë nga grupi parlmentar i PS.Ai po kërkon një President përtej PS, por që ti bindet atij dhe të jetë në shërbim të plotë të tij.Figura që i duhet është një figurë publike dhe të ketë një reputacion në opinion.

Këshiltari i tij kryesor Baton Haxhiu prej kohësh ka nisur punë. Kryesisht në zonën e Kosovës. Batoni ishte ai që afroi disa ministra nga Kosova në qeverinë e mëparshme të Ramës. Një prej tyre që erdhi si ofertë tek Rama ishte edhe Vlora Çitaku. Çitaku nuk e pranoi në atë kohë, kjo ëdhe për shkak të angazhimit si ambasadore e Kosovës në OKB.

Rama do ta preferonte një President që të vinte nga Kosova dhe që të jetë plotësisht dakort me politika e tij të “Ballkani të Hapur” dhe pse jo më pas edhe të ndryshimit të kufijve. Kështu amortizon rolin e tij si “tradhëtar”,por edhe synon të anashkalojë institucionet e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vlora Çitaku mund të jetë një kandidate e pikëtuar nga Rama si Presidente që i plotëson shumë nga kushtet e tij, dhe po ashtu është një mike e afërt e Hashim Thaçit, “vëllait” të Ramës që e degdisi në Hagë me politikat e tij të ndarjes së Kosovës. Dhe Rama i ka një borxh Hashimit me burgosjen e tij.

Dy dtë më parë Vlora Çitaku ka vizituar Thaçin në qelinë e tij në Hagë.Të jetë biseduar në lidhje me Presidentn e ri të Shqipërisë? Kjo mbetet për tu parë.në ditët në vijim.

About Redaksia2

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply