Berisha: SHBA më kërkoi të largoj Bashën

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se, SHBA i kishte kërkuar tre-kater vite më parë që të largonte Bashen nga drejtimi i PD. “Ka qenë ambasadori Donald Lu që më erdhi në zyrë. Nuk e kam pranuar këtë ofertë atëherë. Unë nuk lëviz në këtë mënyrë”, tha Berisha në emisonin TPZ.al.

Berisha tha se Lu i dërgoi njerëz në zyrë për t’i përcjellë këtë propozim, por ai e refuzoi kategorikisht.

“Kur më është kërkuar ti marr Partinë Demokratike Bashës, e kam refuzuar. Para 3-4 vitesh, as në një të mijtën e sekondës nuk më ka shkuar në mendje.

Donald Lu më ka dërguar persona në zyrë. Biseda me të ishte miqësore, por direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu.

Nuk më ka shkuar mendja për një të qindën e sekondës që unë ta dëgjoj atë këshillë. Nuk jam njeri unë që të lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin dhe qëndrimet e veta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha garanton të rinjtë: Akti i parë do jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi ashpër përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të …

Leave a Reply