Paloka-Yuri Kim: Fatkeqësi që s’e kupton sa qesharake je bërë!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas postimit në Twitter të ambasadores Yuri Kim, e cila sot ka vendosur të caktojë edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e parlamentit.

Paloka shkruan, se njeriu duhet ta kuptojë se kur bëhet qesharak dhe të mos vazhdojë më.

“Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!”, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar reagimin e ambasadores Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vendosi sot të marrë rolin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke caktuar edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e Kuvendit.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply