25 prill 2021-25 prill 2022! Një vit pritje nga ty Amerika!

Nga Alba KEPI

Nuk ka agoni më therese per nje komb sesa të mbash një histori të patreguar brenda kufijve!
Nje vit nga maskarada me antikombetare ndaj Shqiperise!
Nuk ka gje me antikombetare kur nje vend e le pa opozite e pa shtet!
Se nuk ka shtet me interes kombetar ku prej vitesh qeveris vetem nje force politike, e nuk ka shtet demokratik ku asnje perfaqesues i forcave te tjera pervec asaj ne pushtet, ka qasjen e marrjes se nje vendimi ndryshe.
Nje vit heshtje institucionale e diplomatike nga kujdestaret strategjike te Shqiperise, perballe mega skandalit te te dhenave private, te ashtuquajurit “patronazhiste”, qe mbanin lidhur si ne karrige Gestapo me mesazhe ne kod, voten e nepunesve, profesionisteve, punonjesve, pensionisteve, nen kercenimin e gjobave, punesimit e halleve personale.
Nje vit heshtje e Ambasades Amerikane, garante e reformes ne drejtesi, per t’u distancuar nga keq qeverisja qe prodhoi vjedhje, grabitje, shperdorime, korrupsion, abuzim me fonde, pasuri e vlera kombetare, nga fuksionare e ministra te pershire ne dosje hetimore brenda e jashte kufijsh!
Nuk di c’do te ndodhte ne adminstraten e ketij shteti te madh nese do kishte kaq emra ministrash e zyrtaresh te akuzuar per krim!
Nje vit heshtje e pritje se Amerika, ky shtet tek i cili i kane sy te gjithe shqiptaret, do te sillte proven e madhe te se vertetes per t’u mbrojtur nga ajo c’ka jetojne, e qe shkel e fyen te drejtat e dinjitetin e tyre si qytetare te nje bote te lire!
Sepse liria nuk limitohet vec me pranga, pushke apo me censure, por dhe me pamundesine per te pasur nje zgjedhje ndryshe!
E kjo zgjidhje ndryshe per nje vend te vogel si Shqiperia u pushtua ashtu sic vota!
Nje vit pritje, se Amerika, ky vend mik i Shqiperise, media e te cilave ishte dikur e vetmja shprese ne ato dhomat e veshura me batanije ushtrie, per te kuptuar nese bota po kujtohej per ne nen diktature,, do te gjente instrumente, njerez, qasje politike per te orientuar nje sistem qe ka nevoje per nje qeverisje demokratike, pluraliste, e sidomos te kthjellet ne zgjedhjet e partnereve te diplomacise e politikes se jashtme.
Nje vit cudi ne kufijte e pabesise se asgje nuk luajti qetesine amerikane kur vota e vjedhur e shqiptareve u vertetua, kur vota e diaspores u mohua, kur skandali politik e ekonomik mori emer e figure, kur Europa denoncoi e nuk pranon nje vend mes Balkanit qe po plaket cdo dite nga mijera te rinje qe largohen, apo kur listat e institucioneve boterore na rreshtojne ne vendet me te korruptuara te Ballkanit!
Nuk ka gje me antikombetare kur te grabitet e drejta e votes, e drejta e privatesise se mendimit politik e profesional, e drejta per te pasur lirine e zgjedhjes me te mire per vendin tend!
Nje vit me pas sot ndjesa se asgje nuk ka ndryshuar e asgje e re nuk vjen nga Amerika, ku vend i fuqishem e i afte te ndryshoj panoramen gjeopolitike te botes!
Nje vit pritje ne agoni e “Nuk ka agoni më therese per nje komb sesa të mbash një histori të patreguar brenda kufijve!”

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply