Conte trajner i PSG?

Paris Saint-Germaini është në kërkim të trajnerit të ri. Këtë e ka bërë të ditur sot mediumi francez “Le Parisien”. Gjithnjë, sipas kësa media, parisienët tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë Mauricio Pochettinon.

E në vend të tij, shkruan tutje “Le Parisien”, PSG-ja do të mundohet ta angazhojë trajnerin Antonio Conte.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit është kontaktuar nga drejtuesit e klubit francez dhe është treguar i gatshëm për ta marrë në dorë këtë ekip, duke u larguar kështu nga Tottenhami pa e kaluar mirë një sezon të plotë.

Conte po bën punë të mirë në Londër me Spurs, njëjtë siç ka bërë edhe me klubin tjetër londinez, Chelsea.

Gjithashtu, në opsion të parisienëve është edhe trajneri Zinedine Zidane.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply