PD: Do bëhet transparencë e plotë për çdo ankesë të kandidatëve

Partia Demokratike ka bërë të ditur se kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatët për kryetarë në zgjedhjet që po zhvillohen në degët në rrethe.

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, këto ankesa po shqyrtohen me seriozitet dhe gjithçka do të bëhet transparente.

Njoftimi i PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar.

Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor.

Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjëherë nga një parti politike në Shqipëri.

Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply