I zhvatën italianit 115 mijë euro nga Call Centeri në Tiranë

Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si brokera të kompanive të njohura për invesimet në bursa apo në kriptomonedha me qëllim mashtrimin e tyre.

Emisioni “Piranjat” solli sëfundmi në Shqipëri një të moshuar italian, të quajtur Antonio Blesi, i cili ishte mashtruar nga një Call Center me qendër në Shqipëri që administrohej nga Blerina Kamberaj.

Pensionisti tha se Call Centeri në fjalë i kishte marrë 115 000 euro nëpërmjet premtimit të rremë se do ta bënin milioner përmes investimit në bursë.

Emisioni “Piranjat” përballi Blerina Kamberajn me Antonion. Pas kësaj ai bëri një kallëzim në polici. Ngjarja ndodhi në fillim të këtij muaji dhe pas disa refuzimeve nga blutë e Tiranës dhe insistimit të emisionit, Blerina Kamberaj arrestohet nga policia me akuzën e mashtrimit.

Ndiqni puntatën e plotë:

Njoftimi i policisë, datë 8 prill 2022 për arrestimin e Blerina Kamberajt

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve Blerina Kamberaj 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply