Në spitale nuk ka ilaçe prej 2 vitesh, gazetari ‘gozhdon’ ministren Manastirliu  

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave ka kaluar pr/ligji për shërbimin spitalor që synon të krijojë modelin e autonomisë. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u shpreh se, një grup ekspertësh do të hartojnë planin kombëtar spitalor.

Ndërkohë ajo mbeti pa përgjigje konkrete ndaj pyetjeve të gazetarit të “News24” Osman Stafa lidhur me një denoncim të bërë nga ky i fundit për mungesën prej 2 vitesh të barnave për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda në QSUT.

Si janë siguruar, ka tender dhe kur kanë ardhur?

Ne do të garantojmë buxhetet e nevojshme që të mos ketë asnjë problematikë për buxhetimin e barnave në spitalet tona. Sfidat që kemi patur ne jemi përpjekur t’i zgjidhim në disa mënyra duke siguruar furnizimin. Ne kemi hapur procedurat e prokurimit publik për këtë çështje për të garantuar në vazhdim furnizimet.

E kujt është përgjegjësia që për 2 vite kanë munguar këto medikamente?

Ju keni çuar një kërkesë në organet e prokurorisë dhe le të presim rezultatin për përgjegjësit

A është dorëheqja juaj një garanci për këtë problematike?

Ne japim garanci se buxheti për barnat nuk do mungojë dhe do të zbatojmë ligjin.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply