Kuvendi shkarkon Alibeajn, miratohet data e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi datën kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Më 22 maj, PD do të futet në zgjedhje për të caktuar drejtuesin e ri të partisë.

“Përcaktimi i datës 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD, ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.

Kryetari i Komisionit për zhvillimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Belind Këlliçi shpalli vendin vakant ndërsa theksoi se ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen e tij.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD. Me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply