Lordi britanik: Sali Berisha dhe PDa kanë shumë miq në mbarë Europën dhe botën

Lordi britanik, Xhejms Uarton, ishte ndër folësit në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Politikani konservator tha se, Sali Berisha dhe PD-ja kanë shumë miq në mbarë Europën dhe botën.

“Faleminderit që më ftuat të marr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme. Faleminderit për punën e mrekullueshme që keni bërë për ta çuar vendin përpara.

Është një nder i madh që flas për këtu dhe që të kemi të nderuarin zotin Berisha, që ka qenë në front të kësaj beteje.

Ka shumë vlera të përbashkëta që ndajmë ne si konservatore. Këto janë vlera që duhet t’i çojmë përpara. Është e detyrueshme që partitë konservatore në mbarë botën të punojnë së bashku për t’u përballur me sfidat dhe me ndryshimet e vështira. Po ashtu duhet të fuqizojmë punën tonë dhe të risjellim vlerat ku besojmë,” tha politikani.

Ai shtoi se edhe konservatorët britanikë kishin probleme, deri në momentin kur ai drejtoi fushatën e Boris Xhonson dhe konservatorët u rikthyen fuqishëm.

“Edhe ne kemi pasur probleme dhe përçarje në historinë tonë, por mësimet që duhet të nxjerrim janë të ngjashme në mbarë botën, ashtu si konservatorët shqiptarë. Ne ecëm përpara, ne e rinovuam partinë tonë dhe gjetëm besimin te qytetarët. Kjo arrihet me një debat të hapur me vlera dhe qëllime të ngjashme.

Kandidatët tanë duhet të jenë të aksesueshëm dhe të hapur për qytetarët. Ata duhet të jenë edhe të qëndrueshëm dhe të përfaqësojnë vlerat që përfaqësojnë.

Është kënaqësi që të shoh që kjo parti është duke e rigjetur këtë ideologji dhe këto vlera. Ne duhet të mbështetemi te këto vlera dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

Ju keni mbështetjen e plot miqve në Europë dhe në botë. Vazhdoni kështu dhe fuqizoni partinë tuaj për qëllimet e përbashkëta”, tha Uarton.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply