Noka: Basha me Ramën në Dhërmi diskutuan për një projekt që vret demokracinë dhe opozitën

Deputeti i PD, Flamur Noka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, Basha dhe Rama në Dhërmi të premten kanë diskutuar një projekt që vret demokracinë dhe opozitën.

Sipas Nokës pas këtij projekti qëndrojnë edhe mbështetësit e Lulzim Bashës. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se janë të përfshirë Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku. Më herët Flamur Noka deklaroi se Lulzim Bashës që prej vitit 2017 iu ngarkua misioni për të shkatërruar opozitën dhe Partinë Demokratike.

Teksa u zbulua një draftmarrëveshje mes Ramës e Bashës për Reformën Zgjedhore, deputeti demokrat tha se ajo që ka rënë si kambanë alarmi në demokracinë shqiptare është fakti që po bëhet një lojë për të përçarë opozitën dhe synon mbajtjen në fuqi të Edi Ramës.

Në darftmarrëveshje pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%. Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply