Rusia paralajmëron BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Rusia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga “ambiciet neo-koloniale” dhe t’i përmbahet një qasjeje të barabartë të bazuar në respektin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu deklaroi të premten zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.

Sipas Tass, Zaitsev tërhoqi vëmendjen për deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti tha se “Ballkani Perëndimor i përket Evropës” dhe se në të ardhmen do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai tha se zyrtarët e BE-së po përpiqen të inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me deklarata të tilla jodetyruese, të cilat janë gjithnjë e më të zhgënjyera me vonesën e procesit të afrimit me BE-në.

“Gjermania dhe një numër vendesh të tjera të BE-së, të cilat duket se kanë harruar mësimet e historisë, vazhdojnë ta shohin Ballkanin Perëndimor si një sferë të interesave të tyre ekskluzive gjeopolitike dhe ta trajtojnë atë si oborrin e tyre të shtëpisë, ndërkohë që akuzojnë Rusinë se kërkon të krijojë zonat e saj të ndikimit në Evropë”, tha Zajçev.

Sipas diplomatit rus, Moska ka dënuar në mënyrë të përsëritur “praktikën e poshtër” të përdorimit të aspiratave të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në BE për “shantazh të dukshëm, konkurrencë të pandershme dhe shtrëngim investimesh” të vendeve joanëtare të BE-së”.

Ai tha se, nën pretekstin e ndjekjes së politikës së Brukselit, vendet e Ballkanit janë të detyruara të mbështesin sanksionet anti-ruse dhe përballen me një zgjedhje artificiale midis BE-së ose Rusisë, ku askush nuk u garanton anëtarësimin në BE në të ardhmen e parashikueshme.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga ambiciet e tij neo-koloniale dhe t’i përmbahet një qasjeje të barabartë të bazuar në respektin për vendet fqinje, përfshirë Ballkanin Perëndimor”, tha Zajce.

About Redaksia

Check Also

Osmani shpërndau Parlamentin pa arritur tek raundi i tretë i votimit për Presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, …

Leave a Reply